Tre raste të reja me Kovid-19 në Veles

Në 24 orët e fundit në territorin e Velesit janë regjistruar tre raste të reja të Kovid-19, me çka numri i të infektuarve është rritur në 58.

Nga ISHP Qendra për shëndet publik në Veles informojnë se bëhet fjalë për dy persona lidhur me klasterin tani më aktual anëtarë të familjes së personit të punësuar në veprimtarinë tregtare dhe një person i punësuar në Qendrën për shëndet publik – Veles.

“Me këtë, numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar me Kovid-19 në Veles arrin 58 persona, nga të cilët katër janë shëruar, tre e kanë humbur jetën dhe 51 janë aktivë”, theksojnë nga Qendra për shëndet publik – Veles.


Shtuar 19.04.2020 18:34