“Ti nuk je fajtore”, gratë marshojnë këtë 8 mars për barazi

Në ditën ndërkombëtare të gruas, edhe gratë e Maqedonisë së Veriut kanë vendosur të marshojnë për të drejtat dhe liritë e tyre.

Të gjitha nën moton ‘Ti nuk je fajtore’ do të marshojnë sot në Shkup.

Ngjarjen e organizon Platforma për barazi gjinore dhe aktivistet për të drejtat e grave, ndërsa këtë viti për shkak të rastit ‘Dhoma publike’, do të marshojnë për viktimat e dhunës gjinore.

Marshimi do të nisë nga sheshi ‘Filipi i Dytë’, përmes urës së gurit, sheshit ‘Maqedonia’ deri në parkun ‘Gruaja luftëtare’, dhe do të përfundojë me një performansë për përkrahje të viktimave.

“Këtë vit marshojmë nën sloganin ‘Ti nuk je fajtore’, për të respektuar fitoret e deritashme të gruas për barazi gjinore”, thuhet në njoftimit t Platformës për barazi gjinore.


Shtuar 8.03.2020 11:53