Thyen karantinën, arrestohen 31 persona në Maqedoninë e Veriut

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 44 shkelje të orarit tw karantinws në të gjithë territorin e shtetit, 31 persona janë arrestuar nga policia kurse për të tjerët policia ka marrë të dhëna dhe ndaj tyre do të merren masa konkrete.

Gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut 129 persona kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim. Gjatë 24 orëve të fundit me vendim shtetëror janë izoluar 110 persona.

MBP njofton se nuk është evidentuar asnjë shkelje e masës për izolim-vetizolim si pasojë e pandemisë Covid-19.


Shtuar 15.04.2020 08:17