Shënohen 68 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në Maqedoni

Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit prej gjithsej 404 testeve të realizuara, 68 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas qyteteve në Shkup janë regjistruar 15 raste , Kumanovë – 18, Prilep -14, Tetovë -2, Strugë – 10, Veles- 6, Manastiri -1, Gostivar -1 dhe Koçani -1.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve tashmë shkon në 828. Fatmirësisht gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë. Numri i rasteve që kanë përfunduar me fatalitet mbetet 34.


Shtuar 12.04.2020 11:19