Rikthehen reshjet e shiut, si do të jetë moti në Maqedoninë e Veriut

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme të shiut, ndërsa në vendet më të larta me dëborë, veçanërisht në orët e paradites. Temperatura minimale do të lëvizë prej 0 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale prej 4 deri në 11 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm me temperaturë minimale prej 2 gradë, ndërsa temperatura më e lartë e ditës do të arrijë deri në 9 gradë Celsius.

Të lidhura

None found

Deri të premten do të ketë kushte për reshje të përkohshme, kryesisht në pjesët perëndimore të vendit. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor e cila përkohësisht do të përforcohet në pjesët perëndimore të vendit.


Shtuar 27.01.2020 08:29