Rasti “Reket”, sërish përplasje në gjyq

Në seancën e sotme gjyqësore për rastin “Reket” sërish u përplasen i akuzuari i parë Bojan Jovanovski i njohur si Boki 13 dhe prokurorja Villma Ruskovska. Boki 13 edhe njëherë kërkoi që t’i ndërpritet paraburgimi.

“Të nderuar, unë nuk do ta citoj Goce Dellçevin, por një shprehje të Ivo Andriq.

“Vjen koha kur i mençuri hesht, i marri do të flas, të pandershmit do të pasurohen”, tha Boki 13.

Prokurorja Villma Ruskovska iu kundërpërgjigj:

“Mos mendove në vetveten kur the të pandershmit?”.

“Turp të keni”, reagoi Jovanovski.

Pas përplasjeve të këtilla të cilat ishin në fund të seancës së sotme gjyqësore, gjykatësja Vaska Nikollovska-Masevska largoi Boki 13 nga salla. Seanca e radhës u caktua për të premten.


Shtuar 4.03.2020 13:56