Profesoresha maqedonase shpreh gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve (FOTO LAJM)

Profesoresha maqedonase Marina Atanaskoska në pofilin e saj në Fejsbuk ka shprehur gjuhë të urrejtjes.

Ajo në profilin e saj ka reaguar me gjuhë urrejtje ndaj vendosjes së një tabele dygjuhësore në Poliklinikën e Draçevës, njofton news33.

Ajo akuzon se ne shqiptarët po u marrim gjithçka që kanë maqedonasit në shtet.

“Tabelë dygjuhësore në poliklinikën në Draçevë në kohë korone…. po shkëlqejmë Le t’ju vijë turp! Na shkelët, na shkelët! Mjaft e kemi nga ju!!!. Dëshironi gjithçk që është maqedonase që të mos ekzistojë!!”, shkruan ajo.


Shtuar 6.05.2020 17:38