Bashkimi Demokratik për Integrim vazhdon të mbetet partia shqiptare me rejting më të lartë në të gjitha anketat e ndryshme që janë bërë deri tani, informon TetovaSot.
Përvec partisë më të madhe shqiptare, fituese e të gjitha cikleve të zgjedhjeve deri tani për 18 vjet tek shqiptarët është edhe lideri Ali Ahmeti si më i votuari tek shqiptarët.
Të lidhura
None found
Ne emisionin Top Tema në Telma gjatë një anketimi në pyetjen se në cilin politikan keni më shumë besim me 7.4 për qind del më i votuar Ali Ahmeti. Politikanët tjerë shqiptarë nuk janë askund në këtë anketë.
Tek maqedonasit përfshirë figurat e politikanëve që drejtojnë partitë, kreun e shtetit dhe kryeministrin aktual të qeverisë teknike rezultatet tregojnë se Zoran Zaev ka 18.8 për qind. Lideri i partisë opozitare të VMRO-së Kristijan Mickovski ka rejting prej 15 për qind, Stevo Pendarovski 3.8 për qind ndërsa Oliver Spasovski vetëm 1.8 për qind. Tetë përqind e të anketuarve thanë se kishin besim te një politikan tjetër, dhe rreth 36.1 përqind nuk kishin besim te asnjë politikan në vend.
Kreu i partisë shqiptare Ali Ahmeti në të gjitha anketat e deritanishme vazhdon bindshëm të jetë politikani shqiptar më i votuar në Maqedoninë e Veriut.
