Po pastronte armën, humb jetën punonjësi i policisë

Një 49 vjeccar është gjendur i pajetë mëngjesin e ditës së sotme në në Kërçovë

Sipas Alsat, 49 vjeccari ishte nëpunës policie në Stacionin Policor Osllomej.

Viktima me iniciale S.A. është me plagosur në gjoks teksa ka pastruar armën.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Shtuar 26.01.2020 13:07