U përplas dje në mes të rrugës, humb jetën këmbësori

Aksidenti që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Mitrovicë-Prishtinë, ka qenë fatal për të moshuarin.

Ai ka ndërruar jetë mëngjesin e ditës së sotme rreth orës 05:00. Viktima është shtetasi S.M 83 vjecc.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Shkak i aksidentit dyshohet të jetë pakujdesia e drejtuesit të automjetit.


Shtuar 26.01.2020 13:16