Plane për pushime këtë fundjavë, moti ndryshon faqe

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike në Maqedoninë e Veriut (DPHM) paralajmëron se nga nesër pasdite do të ketë zhvillim të vranësirave, shi të rrëmbyeshëm lokal, bubullima dhe erë të fortë.

“Të dielën moti do të jetë i paqëndrueshëm kryesisht pasdite dhe në pjesët lindore të vendit me paraqitje të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimave, por nga e hëna pritet kryesisht mot me diell me rritje më të shpejtë të temperaturave”, thonë nga DPHM.

Veçanërisht moti i ngrohtë, sipas DPHM do të jetë nga mesi i javës së ardhshme. Temperaturat do të lëvizin nga minimum 13 gradë në orët e hershme të mëngjesit deri në 40 gradë gjatë ditës.


Shtuar 24.07.2020 17:08