Batuta e Ramës: Londinezët kuksianë të ma lënë nënën rehat

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministrja Belinda Balluku dhe kryebashkiaku Safet Gjici inspektuan punimet në aeroportin loë cast të Kukësit.

Gjatë bisedës, Rama nuk hezitoi të bënte shaka me kërkesën për emigrantët kuksjanë, të cilën e shoqëroi me një buzëqeshje cinike.

“Vdes për londinezët e Kukësit, t’i sjell këtu tak. Të ma lënë nënën rehat, s’ka nevojë që të më quajnë hero”, tha Rama.

Pritet që fluturimi i parë në këtë aeroport do të bëhet vitin e ardhshëm. /albeu.com/


Shtuar 8.05.2020 15:30