MAQEDONI E VERIUT/ Drejtoresha e prekur me korona virus do të shkarkohet nga puna menjëherë pas zgjedhjeve

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe para pak çastesh përmes një konference për media bëri të ditur se drejtoresha e prekur nga korona virusi që sot u shtrua në spitalin e Klinikës për sëmundje infektive, menjëherë pas zgjedhjeve do të shkarkohet nga detyra, raporton Zhurnal.

Bëhet fjalë për drejtoreshën e Klinikës për sëmundje të lëkurës, Nina Caca Biljanovska, e cila ishte kthyer nga Italia dhe nuk ka treguar se ka qenë atje. Sipas Filipçes, e njejta nuk ka respektuar masat për parandalimin e këtij virusi, dhe automatikisht do të sanksionohet me shkarkim nga puna. Mirëpo siç thekson Filipçe, kjo për momentin nuk është e mundur juridikisht sepse gjendemi në periudhë para zgjedhjeve.

Filipçe gjithashtu potencoi se drejtoresha Caca Biljanovska ka mbajtur një ligjeratë për çka njoftuam më herët, ku kishin marë pjesë gjithsej 103 persona, 3 prej të cilëve shtetas grek. Filipçe për këta 3 persona nga Greqia menjëherë e ka njooftuar homologun e tij grek duke i’a dhënë identetet e tyre.

100 personat tjerë janë vendosur në izolim shtëpiak dhe me ta është kryer intervistë për gjendjen e tyre.


Shtuar 9.03.2020 16:06