Infektohet me koronavirus shqiptarja kampione bote dhe babai i saj

Boksierja, Fabiana Bytyqi ka rezultuar pozitive me këtë virus famëkeq që ka shkaktuar mbi 82 mijë viktima në të gjithë botën.

Lajmi është konfirmuar nga vetë babai i boksieres kampione bote në “WBC”, i cili në një prononcim për “Kosova Boxing” është shprehur se ai së bashku me vajzën e tij kanë rezultuar pozitivë me Covi-19.

“Ka dy javë që jemi duke u përballur me këtë virus. Fabiana është më mirë se unë. Ajo po kurohet në shtëpi dhe është pranë shërimit ku për tre-katër ditë do të bëjë testin e fundit duke u siguruar se është shëruar plotësisht.

Unë jam në spital prej 12 ditësh dhe po e marr veten. Do të dal nga spitali ndoshta për një javë ose 10 ditë.”, u shpreh babai i Fabianës.


Shtuar 8.04.2020 11:54