Havziu: Inspektoriati nuk ka mundësi të kërkojë kthimin në punë

I pyetur nëse Inspektorati i Punës do të hetojë dhe sanksionojë kompanitë që kanë larguar punëtorë si pasojë e krizës që shkaktoi koronavirusi, kreu i këtij institucioni, Alajdin Havziu siguron se do të kryhen kontrolle, mirëpo sipas tij nëse nuk ka shkelje ligjore për ndërprerjen e marrëdhënies së punës, Inspektoriati nuk ka mundësi të kërkojë kthimin e tyre në punë.

“Dua të theksoj që Inspektorati Shtetëror i Punës nuk ka shkop magjik për t’i rikthyer njerëzit në punë.

Inspektorati kontrollon procedurën e pushimit nga puna, nëse është në përputhje me ligjin ne nuk mund të bëjmë asgjë, por nëse ka shkelje të Ligjit të Punës, atëherë do të veprojmë. I nxis qytetarët të raportojnë”, pohoi Havziu.


Shtuar 3.04.2020 14:05