Filipçe: Deri tani s’ka nevojë për karantinë në Kumanovë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe thotë se qyteti i Kumanovës nuk ka nevojë të vendoset në karantinë. Sipas tij, në masa për karantinë në Dibër ishte ndërmarrë për shkak se në fillim të pandemisë nuk kishte masa tjera shtrënguese.

Derisa kemi rritje të numrit të pacientëve mund ta konsiderojmë kërkesën, por tani për tani jo. Mund të shohim masa të tjera por karantinë jo. Kemi para neshë fundjavë plotësisht të mbyllur nga e premtja deri të martën. Ditëve në vijim janë bërë rezervime për teste dhe numri mund të bie. Nëse rritet numri i të infektuarve mund të sillen masa shtrënguese tjera. Në Dibër ky vendim u morr sepse nuk kishte masa tjera. Në Kumanovë nuk ka as transport publik, as transport mes qyteteve dhe këto masa kufizuese do të kenë efekt- deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Nga ana tjetër kreu i Kumanovës, Maksim Dimitrievski insiston që qyteti të vendoset në karantinë si pasoj e hovit që ka marr virusi. Dimitrievski kërkoi që izolimi i qytetit të zgjasë 14 ditë. Kumanova është qyteti i dytë me numrin më të madh të infektuarve, ndërsa shënon numrin më të madh të viktimave si pasojë e CoVid-19. Deri tani kanë ndërruar jetë 12 persona të moshave të ndryshme.

Masa e parë që e rekomandojmë si Shtab i Krizës deri tek Shtabi Qendror në Qeveri është karantinë 14 ditorë e kontrolluar dhe shpallje e gjendjes së krizës në nivel komunal, mbylljen e hyrjeve dhe daljeve, ndërsa lehtësime të ketë vetëm për personat që duhet të kryejnë obligime profesionale me obligim për dezinfektim të vetura dhe të personit- deklaroi Maksim Dimitrievski, Kryetar i Kumanovës.

Lidhur me kërkesën e kreut të Kumanovës, Alsat mëson se çështja do të diskutohet në mbledhjen e nesërme të Shtabit të krizës.


Shtuar 15.04.2020 10:39