28 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se sot janë shënuar edhe 28 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin total në 1296, shkruan Gazeta Express.

Një 51 vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin “8 shtatori”, duke u bërë viktima e 56 nga COVID-19.

Gjithashtu, bëhet e ditur se sot janë shëruar plotësisht edhe 48 persona, pas dy testeve të njëpasnjëshme. Tashmë është dita e tretë me rradhë që numri i të shëruarve është më i madh se numri i të infektuarve.


Shtuar 22.04.2020 13:16