Në Maqedoni nuk kanë të ndalur rastet me koronavirus. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 22 raste të reja të pacientëve që kanë dal pozitiv. Këto shifra jane nga 462 testet e kryera. Në bazë të qyteteve renditja vijon kështu, ku më shumë ka në Shkup, Tetovë dhe Prilep.
Renditja është kjo: Shkup-9, Kumanovë-1, Prilep-4, Tetovë-6, Veles-1,Ohër-1. Një pacient nga Shkupi (79 vjeç) ka ndërruar jetë në spitalin “8 Shtator”. Ai ishte shtruar në spital 3 ditë më parë, më 13 maj dhe sot ka ndërruar jetë. Ndërsa po ashtu janë shëruar edhe 16 persona të tjerë.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 1762, numri i pacientëve që janë shëruar është 1267, numri i vdekjeve ka arritur në 98, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 397.