Pse është më e shëndetshme të flini në dhomë komplet të errët

Drita artificiale mund të ndikojë negativisht në shëndetin e të gjithë trupit, dhe hulumtimet kanë treguar se edhe drita e butë artificiale gjatë gjumit mund të dëmtojë trurin.

Ajo rrit nivelin e hormoneve të stresit gjatë natës, dhe ekspozimi i shpeshtë ndaj dritës së tillë gjatë gjumit rrit rrezikun e inflamacionit kronik, rezistencës ndaj insulinës dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Gjumi në dritë artificiale mund të shkaktojë pagjumësi dhe çekuilibër hormonal.

Melatonina është një hormon i nevojshëm për relaksim dhe gjumë, dhe drita artificiale dëmton lirimin e melatoninës, e cila ul presionin e gjakut, glukozën dhe temperaturën e trupit.

Lirimi i melatoninës zvogëlohet në mënyrë dramatike në prani të dritës. Shkencëtarët kanë zbuluar se njerëzit që flenë me dritë artificiale kanë 50 për qind më pak melatoninë në trup.

Për këtë arsye ata rekomandojnë të flini në një dhomë të freskët, të ajrosur dhe të errët.


Shtuar 20.03.2020 07:38