Këtë produkt mos e përdorni kurrë për zbardhjen e dhëmbëve

Kushdo nga ne dëshiron një buzëqeshje të bukur e të shndritshme. Për fat të keq, kafja, ҫaji apo edhe pije të tjera me ngjyrë mund të bëjnë që dhëmbët të duken pak më të zverdhur. Kjo është edhe arsyeja pse ne shkojmë drejt një mënyre artificiale zbardhimi. Shumë e kanë provuar këtë metodë që buzëqeshja të jetë rrëzëllitëse. Por a është gjithmonë mënyra e duhur?

Sipas ‘American Dental Association’, janë dy lloj produktesh që përdoren për zbardhjen e dhëmbëve: ata që heqin njollat në sipërfaqe dhe ata që i zbardhin dhëmbët nga brenda – jashtë. Këto lloj trajtimesh propozohen në variante të ndryshme, profesionale, por edhe në kushte shtëpie.

Po sa të sigurta janë të tilla produkte? Disa nga ato pretendojnë se i zbardhin dhëmbët në një kohë shumë të shpejtë, kështu që është mirë të tregosh kujdes sa herë t’i përdorësh.

Disa dentistë japin një JO absolute për shumë produkte të tilla që tregtohen në masë të gjerë për zbardhjen e dhëmbëve.

Sipas ‘Tribeca Dental Care’, duhet të jesh shumë e kujdeshme kur përdor shirita për zbardhje”… Nëse këto lloj produktesh përdoren shpesh, mund të shkaktojnë dëme serioze”, shkruhet në blogun e TDC. “Po kështu, nëse mbahen në dhëmbë për një kohë të gjatë ose përdoren shumë shpesh, këto lloj shiritash mund të ҫojnë deri në prishje të smaltit, në ndjeshmëri të madhe të dhëmbëve dhe më tej prishje të tyre.”

Para së t’i zbardhësh dhëmbët, duhet të bësh një kontroll te dentisti për të parë nëse dhëmbët mund ta përballojnë një ndërhyrje të tillë. Gjithmonë ndiq udhëzimet e etiketave që përmbajnë produktet, por edhe këshillat e dentistit nëse do që buzëqeshja të jetë e bardhë, por edhe e shëndetshme.


Shtuar 2.03.2020 08:59