Facebook, Google dhe Twitter marrin masa, eleminojnë informacionet e rreme për koronavirus

E gjithë bota është nën ankth dhe panik për shkak të “koronavirus” që ka prekur mijëra persona dhe që ka shkaktuar vdekjen e dhjetra të tjerëve.

Ndërkohë që në media bëhet thirrje për tu mbrojtur nga ky virus vdekjeprurës, në rrjetet sociale po qarkullojnë pretendime false në lidhje me kurat dhe teori të tjera të paprovuara të cilat mashtrojnë njerëzit .

Facebook ka deklaruar se do të heqë të gjitha “përmbajtjet me pretendime të rreme ose teori konspirative që janë bërë nga organizatat kryesore globale të shëndetit dhe autoritetet lokale të shëndetit që mund të shkaktojnë dëm tek njerëzit që i besojnë ata”.

Shefi i shëndetësisë në Facebook, Jin tha se ky vendim lidhet me shpifjet që kanë të bëjnë me kurat e rreme.

Kompania gjithashtu po planifikon të rrisë përpjekjet për të monitoruar dhe Instagramin, në të cilin gjithashtu po përhapen të tilla informacione. Jin tha që përdoruesit që klikojnë në një hashtag në lidhje me koronavirusin tani do të shërbehen me një “informacion të besueshëm”.

Twitter dhe Google gjithashtu kanë rritur përpjekjet këtë javë për të udhëhequr përdoruesit e tyre për burime të verifikuara në lidhje me këtë temë.


Shtuar 4.02.2020 12:38