Disa hile të vogla për vajzat që duan të kujdesen për veten

1
Vendosni vazelinë para parfumit!

Nëse doni që parfumi juaj të qëndrojë gjatë gjithë ditës në trupin tuaj (kur e keni ndarë mendjen që nuk do bëni dush), vendosni vazelinë përpara se të lyheni me parfum. Ajo do të ndihmojë që aroma të ndihet për më gjatë.

2
Përdorni filtrat e kafes!Sa herë që ndiheni të lodhur për të blerë produkte që reduktojnë yndyrën e fytyrës suaj, përdorni thjesht një letër kafeje. Ajo ka aftësinë ta thithë atë nga fytyra juaj.

3
Furça e një rimeli të vjetër mund t’ju duhet!

E keni parasysh lëkurën e dëmtuar mbi lëkurë dhe çarjet e shpeshta prej të ftohtit dhe jo vetëm? Duke aplikuar furçën e një rimeli mbi buzë, do t’i bëni ato të duken shumë herë më të buta.

4
Spërkatini kapset e flokëve!

Para se t’i vendosni në flokë, spërkatini kapset tuaja me llak, në mënyrë që të fiksojnë më mirë flokët. Duke e bërë këtë, janë të vogla shanset që ato qimet e tmerrshme të dalin në sipërfaqe.

5
Fusni penelin në mikrovalë!

Sigurisht nuk kemi gjithë kohën e botës për të pritur që peneli të shkojë në gjendjen fillestare. Sa herë e shihni që ai është holluar, futeni për pak sekonda në mikrovalë. Por për shumë pak ama shkruan Anabel.

6
Përdorni fiziologjik që rimeli juaj të zgjasë më shumë!

Rimeli mbaron shpejt, apo jo? Dhe pse duket sikur nuk ka fund, ai nuk e kryen funksionin e tij si më parë. Por për ta kthyer në gjendjen fillestare duhet t’i hidhni pak fiziologjik. Po, funksionon vërtetë! /albeu.com/


Shtuar 19.05.2020 13:43