Vendimi për anulimin e sezonit 2019/20 të Erevidisie nuk është pritur mirë nga shumica e klubeve, raportojnë mediat e ndryshme ndërkombëtare, prandaj dhe Federata Holandeze e Futbollit po mendon tërheqjen nga ky vendim.
Në fakt një nga zërat më të fortë kundër këtij vendimi ishte ai i Henk de Jong, trajneri i skuadrës së Kamburit që operon në kategorinë e 2-të dhe që udhëhiqte me 11 pikë diferencë. Nisur nga fakti që ngjitjen në kategorinë e parë sezonin e ardhshëm e kishte thuajse të sigurt, De Jong kritikoi mjaft ashpër vendimin duke u shprehur se ky vendim ishte më i turpshmi në historinë e futbollit.
Të lidhura
None found
Raportimet shkojnë më tej duke sqaruar se edhe klube të tjera kanë dalë kundër vendimit, si për shembull Uillem II që është shumë afër arritjes së një vendi në Ligën e Europës.
Një tjetër deklaratë e fortë kundër vendimit ka ardhur nga një politikan holandez. Mark Boumans, i cili tha: “Mendoj se mund të tërhiqet vendimi. Në rast se më shumë se gjysma e klubeve janë kundër, atëherë është e mundur tërheqja nga vendimmarrja kaotike e kësaj jave.”
