Vuçiç pas marrëveshjes: Nuk do të ketë më taksa

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç nënshkruan sot një marrëveshje me presidentin e SHBA-së Donald Trump mbi normalizimin e marrëdhënieve ekonomike në Shtëpinë e Bardhë.

Vuçiç tha se të dy palët ranë dakord të punojnë së bashku me SHBA në një studim të fizibilitetit për liqenin e Ujmanit.

“Në këtë moment, ne nuk marrim asnjë kilovat energji elektrike nga Gazivoda. Pavarësisht se si e ndajmë atë, ne do të marrim. Kjo është arsyeja pse ata u grindën. Është shumë e rëndësishme që amerikanët të bëjnë një studim të fizibilitetit,” tha Vuçiç.

Ai deklaroi se delegacioni i Prishtinës tha se do të nënshkruajë gjithçka vetëm për kthimin e pikës 10.

“Hoti këmbënguli për këtë dhjetë herë. Ata u zotuan me kontratën e tyre me amerikanët që të bashkohen në mini-Shengen. Kjo do të sigurojë rrjedhën e lirë të njerëzve, kapitalit, shërbimeve. Është e një rëndësie fantastike për të gjithë ne. Nuk ka më taksa”, tha ai.

Vuçiç deklaroi se hapja e Fondit Amerikan të Zhvillimit është planifikuar vetëm për Serbinë dhe nuk ka diçka të tillë për askënd tjetër në rajon.

“Ky do të nënkuptojë një sinjal të fortë për të gjitha agjencitë e kreditit. Kjo tregon se sa Amerika është e interesuar të punojë me Serbinë. Amerikanët do të punojnë në projekte me ne,” vuri në dukje ai.

Vuçiç tha se marrëveshja e nënshkruar nuk është një marrëveshje trepalëshe, por një marrëveshje dypalëshe që Serbia nënshkroi me Shtetet e Bashkuara.

“Pala e tretë nuk njihet si subjekt i së drejtës ndërkombëtare, e cila ishte shumë e rëndësishme për ne,” u shpreh ai.


Shtuar 4.09.2020 18:04