Formacionet zyrtare, Shqipëria kërkon fitoren ndaj Bjellorusisë

Kombëtarja e Shqipërisë do ta nis edicionin e ri në Ligën e Kombeve ndaj Bjellorusisë.

Kuqezinjtë do të luajnë takimin e parë në Minks, përballë Bjellorusisë ku synojnë të fitojnë takimin.

Shqipëria në këtë takim do të luaj me sistemin 5-3-2, ku në portë është Thomas Strakosha.

Elseid Hysaj dhe Lorenc Trashi janë në krahët e mbrojtjes, ndërsa Frederik Veseli, Berat Gjimshiti dhe Kastriot Dërmaku në qendër.

Mesfusha përbëhet nga treshja Amir Abrashi, Klaus Gjasula dhe Keidi Bare, ndërsa dy sulmuesit e vetëm janë Rey Manaj dhe Sokol Cikalleshi.

Takimi fillon në orën 20:45.

Formacionet zyrtare:

Bjellorusi: Gutor, Zolotov, Martinoviç, Naumov, Bordaçev, Nekhaiçik, Jablonski, Seliava, Staseviç, Dragun, Lisakovic

Shqipëri: Strakosha, Hysaj, Dermaku, Gjimshiti, Veseli, Trashi, Gjasula, Abrashi, Bare, Manaj, Cikalleshi.


Shtuar 4.09.2020 17:59