Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s miraton rregullat e reja për ndeshjet ndërkombëtare

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, i gjendur në kushtet e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, bazuar dhe në protokollet që kanë miratuar më herët, ku përfshihen testimet e detyrueshme, kanë miratuar disa rregulla të reja.

Bazuar në kërkesat e Protokollit të UEFA-s, federatat anëtare kanë arritur të marrin nga autoritetet e tyre vendore/kombëtare, lejen, që i lejojnë skuadrat të udhëtojnë në vendin ku do të luhet ndeshja dhe lojtarët e tyre të rikthehen të luajnë me klubet e tyre pas grumbullimit me ekipin kombëtar.

Për shkak të mbingarkesës së kalendarit të ndeshjeve ndërkombëtare, mund të jetë e pamundur që të riskedulohen disa nga ndeshjet e Liga e Kombeve 2020/21 (Faza e Ligës), Kampionati Europian U-21 (faza kualifikuese) dhe Kualifikueset e UEFA Women’s EURO.

Bazuar në këtë situatë dhe duke pasur parasysh specifikën e garës për ndeshjet e ekipeve kombëtare, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, në 28 gusht 2020- miratoi rregullat si më poshtë:

1) Nëse një grup lojtarësh të një ekipi vendoset në karantinë të detyrueshme ose vetë-izolim pas një vendimi nga organet kompetente kombëtare/vendore, ndeshja do të zhvillohet sikurse ishte planifikuar për sa kohë që ekipi ka të paktën 13 lojtarë në dispozicion (përfshirë një portier) pavarësisht nga ndonjë dispozitë tjetër e rregullave respektive të garës (përfshirë afatin e fundit për dorëzimin e listës së lojtarëve), me kusht që të gjithë lojtarët të jenë të ligjshëm për të përfaqësuar U-21 ose ekipin kombëtar përkatës në përputhje me rregulloren e FIFA-s dhe të kenë rezultuar negativ siç kërkohet nga Protokolli i UEFA-s.

2) Nëse një federatë kombëtare nuk është në gjendje që të fusë ekipin me minimumin e numrit të sipërpërmendur të lojtarëve (13 lojtarë, përfshirë edhe një portier), nëse do të jetë e mundur, ndeshja do të riplanifikohet në një datë të vendosur nga administrata e UEFA-s, e cila gjithashtu do të ketë autoritetin për ta caktuar atë në një vend që mund të jetë në një shtet neutral (brenda territorit të federatave anëtare të UEFA-s), nëse gjykohet e përshtatshme; në çdo rast, skuadra pritëse do të mbetet përgjegjëse për organizimin e ndeshjes dhe të gjitha kostot.

3) Nëse ndeshja nuk mund të riplanifikohet përsëri , Trupi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s do të marrë një vendim mbi çështjen. Federata kombëtare që është përgjegjëse për ndeshjen që nuk zhvillohet ose që nuk luhet e plotë, do të konsiderohet se e ka humbur ndeshjen. Trupi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s përveç rastit kur ky i fundit arrin në konluzionin se të dyja ose asnjëra nga skuadrat është/janë përgjegjës që ndeshja të mos zhvillohet ose të mos luhet e plotë, që do të thotë se ndeshja nuk mund të konsiderohet si e humbur. Nëse ndeshja nuk mund të konsiderohet si e humbur, rezultati i ndeshjes do të vendoset me short (fitore 1-0, humbje 0-1 ose barazim 0-0), të kryer nga administrata e UEFA-s.

4) Nëse ndonjë anëtar i ekipit të caktuar të gjyqtarëve të një ndeshje rezulton pozitiv me Covid-19, UEFA mund të caktojë zyrtarë zëvendësues të ndeshjes të cilët mund të jenë të të njëjtës kombësi si një nga federatat dhe/ose mund të mos jenë në listën e FIFA-s.


Shtuar 4.09.2020 18:19