Vodhën produkte kozmetike në qendrën tregtare, arrestohet vajza dhe shoqja në Tiranë

Një vajzë e identifikuar si A. T është vënë në pranga në Tiranë ndërsa është proceduar penalisht shoqja e saj M. R.

Mësohet se dy të rejat në bashkëpunim me njëra-tjetrën kanë vjedhur një dyqan me produkte kozmetike i cili ndodhet brenda një qendre tregtare.

Sipas policisë e reja u arrestua në flagrancë.

Njoftimi

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetases A. T. dhe proceduan penalisht shtetasen M. R., pasi në bashkëpunim me njëra-tjetrën kanë vjedhur disa produkte kozmetike në një qendër tregtare”. /albeu.com/


Shtuar 17.07.2020 12:56