U përplas me shtyllën, shoferi i “BMV” – së largohet nga vendngjarja

Një 49-vjeçar është përfshirë në aksident në aksin rrugor Polican, Berat.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se bëhet fjalë për Viktor Hoxhën, i cili pasi është përplasur me një shtyllë është larguar nga vendi i ngjarjes.

Pas këqyrjes së kamerave të sigurisë të bizneseve, policia arriti të zbulojë targat e automjetit që u lëviz me karroatrec nga vendi i aksidentit. Automjeti tip BMW seria 7, me targa AA 991 IU dhe ishte në pronësi të shtetasit Robert Pushi, banues në fshatin Dyshnik, por në momentin e aksidentit në timon ishte Viktor Hoxha.

Ky i fundit Hoxha është shoqëruar në polici, ku po merret në pyetje në lidhje me shkaqet e aksidentit dhe arsyet e largimit të tij dhe të mjetit nga vendngjarja.


Shtuar 7.01.2020 08:28