U lirua një ditë më parë nga burgu dhe OFL i çoi sot letrën, si e kërcënonte gardianin Saimir Gjipali

Në ditë pas lirimit nga burgu, Operacioni Forca e Ligjit i ka trokitur në derë Saimir Gjepalit, i arrestuar me grupin Avdylaj dhe i akuzuar se ka kërcënuar gardianin e burgut.

Gjipali, banues në Durrës, i dënuar nga Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve, i kryer në bashkëpunim” është njëri nga subjektet e Operacionit Forca e Ligjit të cilit sot iu dërgua formulari për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë.

Gjipali është i akuzuari në dosjen “339” dhe fitoi lirinë nga Gjykata, vetëm disa ditë pas ngjarjes së ndodhur në ambientet e paraburgimit 313.

Gjipali, bashkë me anëtarë të grupit “Avdylaj”, sipas dosjes së Drejtorisë së Burgjeve, kërcënuan me jetë një nga punonjësit e Policisë, pasi iu gjetën aparat celular në qeli.

Nga transkriptimet e bisedave të bëra rezulton se Gjipali dhe pjesëtarët e tjerë të Avdylajve kërcënojnë punonjësit e Policisë, duke u thënë se do t’i vrasin e presin sapo të dalin nga burgu. Madje, Gjipali dinte edhe faktin se do të lirohej nga burgu pas 10 ditësh.


Shtuar 12.06.2020 11:09