Tronditet Greqia, vëllai përdhunon vëllain: Gjithçka u filmua në celular

Një ngjarje e rëndë ka tronidtur ishullin e Rodosit në Greqi. Mediat lokale raportojnë se një grua 47 vjeçare është paraqitur në polici duke denoncuar djalin e saj 18 vjeçar për përdhunimin e të vëllait 13 vjeçar, raporton albeu.com.

Ndër të tjera, gruaja deklaroi para policëve se fëmijet kishin probleme mendore si edhe se gjithçka ishte filmuar në telefonin e një të afërmi tjetër të familjes.

Denoncimi ndodhi më datë 20 gusht, ndërsa policia ka kryer kërkimet përkatëse në shtëpinë e familjes.

Dimokratiki.gr raporton se autoritetet lokale nuk kanë dhënë shumë detaje mbi ngjarjen për shkak të sensibilitetit të saj, por policia ka vërtetuar abuzimin seksual ndaj të miturit pasiu këqyrën edhe telefonin e sekuestruar që kishte filmuar krimin. /albeu.com


Shtuar 22.08.2020 07:47