Temperaturat shkojnë nën zero, reshje shiu e dëbore në gjithë vendin

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash ku pasdite vranësirat do të shtohen duke sjellë reshje në të gjithë territorin. Në zonat malore reshjet do te jenë në formën e dëborës.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do variojnë: në zonat malore nga -7ºC deri në 04ºC, në zonat e ulëta nga -3ºC në 11ºC dhe në zonat bregdetare nga 02°C në 11ºC.

Era do të fryje në drejtim Verior me forcë valëzimi 7 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat do të sjellin reshje shiu dhe dëbore. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -3ºC deri në 03ºC dhe në zonat e ulëta nga 01ºC në 05ºC.


Shtuar 5.02.2020 06:57