Temperaturat do pësojnë rritje të lehtë, si pritet të jetë moti sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm dhe mundësia për reshje është e ulët.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 11°C në 22°C, në zonat e ulëta nga 19ºC në 29°C dhe në zonat bregdetare nga 20°C në 30°C.

Era do të fryejë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5 ballë.

Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 12°C deri në 26°C dhe në zonat e ulëta nga 15°C në 28°C.


Shtuar 4.10.2020 06:01