Stuhi dhe rënie temperaturash, moti ndërron “faqe”

Këtë të martë moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga rreshje lokale shiu dhe stuhi.

Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NË) me shpejtësi maksimale deri në 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat min dhe max:

Zonat malore 9/18°C

Zonat e ulëta 13/25°C

Zonat bregdetare 16/23°C.


Shtuar 26.05.2020 06:01