Shtyhet ndeshja e PSG, shkak Koronavirusi

Koronavirusi ka dhënë efektet e para dhe në Francë.

Kampionati francez nuk kishte shtyrë asnjë ndeshje deri më tani, por situata ka ndryshuar shpejt dhe ka ardhur reagimi zyrtar i ligës së kampionatit francez.

Ndeshja ndërmjet Strasbourgut dhe PSG është shtyrë.

Takimi ishte vendosur të luhej nesër në orën 17:30. Drejtuesit e ligës janë mbledhur dhe kanë vendosur që ndeshje të mos zhvillohet për shkak të frikës së përhapjes së virusit në masë.

Situata duket alarmante dhe në shtetin francez, pasi numri i të prekurve me koronavirus po rritet ndjeshëm.

Ligue 1 nuk do të rrezikojë futbollistët dhe tifozët, prandaj kanë marrë shembullin e Serie A.


Shtuar 6.03.2020 21:29