Ruçi pajis deputetët me tableta, 8.4 mln për sistemin e votimit

Përveç pagava të larta dhe benefiteve që ofron statusi i deputetit, këta të fundit kanë edhe të gjitha lehtësisë për të votuar. Kuvendi i Shqipërisë ka bërë ndryshime të tjera për sa i përket zhvillimit të seancave parlamentare.

Pas vendimit të marrë disa vite më parë nga ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli për pajisjen e deputetëve me kompjuter dhe vendimit të Metës për ti zëvendësuar PC me laptopë, kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka vendosur që t’i zëvendësojë ato me tableta, shkruan tirananews.al.

Sikurse mund të shihni edhe nga këto foto të 140 deputetët janë të pajisur me tableta në tavolinat e tyre krahas.

Por për të lehtësuar votimin, Kuvendi ka vendosur edhe për ndryshimin e sistemit të votimit.

Në prill Kuvendi parashikon që të zhvillojë tender për shërbimin e mirëmbajtjes së sistemit elektronik të votimit me vlerë 8,4 mln lekë të rinj. Tashmë duket se deputetët do t’i thonë lamtumirë kartonit të kuq ose jeshil me të cilin kanë votuar për vite të tëra.


Shtuar 2.02.2020 20:50