Dy persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos në aksidentin e rëndë të ndodhur në Cërrik.
Policia bëri të ditur zyrtarisht se në përplasje u përfshinë dy automjete, të cilat drejtoheshin nga Sajmir Muça, 38 vjeç, dhe Qemal Çala, 63 vjeç.
Të lidhura
None found
Qemal Çala, i cili drejtonte automjetin “Smart”, ndërroi jetë në vendin e ngjarjes. Ai ishte mësues në shkollën “Osman Gjini” në Cërrik dhe lajmi për vdekjen e tij ka tronditur familjen, kolegët dhe komunitetin arsimor të bashkisë Cërrik, por jo vetëm.
Nga aksidenti humbi jetën gjithashtu Drilon Tabaku, 22 vjeç, i cili udhëtonte si pasagjer me Çalën. Drejtuesi i mjetit tjetër, Sajmir Muça, 38 vjeç, pësoi lëndime dhe u dërgua me urgjencë në spital, ku po mbahet nën kujdesin e mjekëve.
Viktimat janë identifikuar si Qemal Çala, 63 vjeç, mësues në shkollën “Osman Gjinishi” në Cërrik, dhe Drilon Tabaku, 22 vjeç. Ngjarja ka shkaktuar dhimbje të thellë në komunitetin e Cërrikut.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kryen veprimet përkatëse në vendngjarje. Nën drejtimin e Prokurorisë, hetuesit po vijojnë punën për të përcaktuar plotësisht shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
