Koronavirusi ka shkaktuar 7,997 viktima dhe 199,470 të infektuar në të gjithë botën, ndërsa 82,812 persona janë shëruar dhe kanë lënë spitalet.
Vendi më i prekur është edhe vendi nga ku filloi shpërthimi i koronavirusit, Kina me 3,237 viktima dhe 80,894 të infektuar. Megjithatë rastet e reja me koronavirus kanë ardhur duke u ulur.
Organizata Botërore të Shëndetësisë e ka konsideruar Evropën si epiqendrën e re të pandemisë COVID-19.
Vendi i dytë më i prekur është Italia me 2,503 viktima dhe 31,506 të infektuar. Prej disa ditësh vendi është shpallur zonë e kuqe. Vendi i tretë më i prekur është Irani me 988 viktima dhe 16,169 të infektuar.
Edhe në Francë shifrat janë alarmante pasi janë regjistruar 175 viktima dhe 7,730 të infektuar. Ditën e djeshme presidenti Makron mori masa drastike ku ndër të tjera u bëri thirrje francezëve të qëndrojnë në shtëpi.
Ndërkohë në Spanja ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pasi regjistron 533 viktima dhe 11,826 të infektuar. Së fundmi edhe bashkëshortja e kryeministrit spanjoll Pedro Sançez rezultoi pozitive në testin e bërë për Covid-19.
Edhe Shqipëria është prekur nga koronavirusi ku deri më tani janë regjistruar 2 viktima dhe 55 të infektuar.