“Rrëmben turkun dhe e dërgon pako postale”, Pollo reagon për ekstradimin e mësuesit

Mësuesi turk Harun Çelik, 42 vjeç u dëbua nga Shqipëria duke cënuar kështu në këtë formë të drejtat themelore të njeriut.

Për këtë cështje ka ka reaguar edhe ish deputeti Genc Pollo, i cili në një postim në Facebook thotë se kjo është kronikë e një ngjarjeje të paralajmëruar.

“Hap tjetër në drejtim të degradimit (banditizimit) të shtetit ligjor.”, shkruan Pollo.

Pollo kujton se “kur diçka e ngjashme ndodhi para dy vitesh në Kosovë kryeministri shkarkoi brenda ditës ministrin e brendshëm”.

POSTIMI I PLOTE

Policia e Lleshit ditën e parë të vitit të ri (e të kryesisë së OSBE-së) e rrëmben turkun dhe e dërgon pako postale aty ku të drejtat themelore të tij nuk mund të mbrohen.

Edi Rama thotë unë nuk di gjë se çfarë bën Lleshi im se më duhet të laj duart. Lleshi nuk bëzan ende. Ligjet e shtetit e konventat europiane shkelen me dy këmbë.

Kronikë e një ngjarjeje të paralajmëruar. Hap tjetër në drejtim të degradimit (banditizimit) të shtetit ligjor.

P. S. Kur diçka e ngjashme ndodhi para dy vitesh në Kosovë kryeministri shkarkoi brenda ditës ministrin e brendshëm. /albeu.com/


Shtuar 2.01.2020 11:16