Ministria e Shëndëtësisë ka lejuar një pjesë të madhe të aktiviteteve ekonomike që të qëndrojnë të hapura, duke filluar nga dita e sotme, me kushtin që të zbatojnë rregullat e reja të higjenës.
Por janë 55 aktivitete, kryesisht në fushën e tregtisë me pakicë dhe shërbimeve, që përbëjnë dhe pjesën më të madhe të subjekteve në qytete, që do të vijojnë të jenë të mbyllura (lista në fund).
Të lidhura
None found
Në listën e aktiviteteve të mbyllura vijojnë të jenë pjesa më e madhe e dyqaneve të pakicës, si Tregtia me pakicë e pajisjeve sportive në dyqane të specializuara; Tregtia me pakicë e lojrave dhe lodrave në dyqane të specializuara; Tregtia me pakicë e veshjeve në dyqane të specializuara; Tregtia me pakicë e këpuceve dhe artikujve prej lëkure në dyqane të speciallzuara;
Tregtia me pakice e luleve, bimëve, farave, plehëruesve, kafsheve të shtëpise dhe ushqimit të tyre në dyqane të specializuara; Tregtia me pakicë e oreve dhe bizhuterive në dyqane të specializuara; Tregtia me pakicë e pajisjeve të telekomunikacionit në dyqane të specializuar; Tregtia me pakice e pajisjeve audio dhe video në dyqane të specializuar; Tregtia me pakicë e mobiljeve, pajisjeve të ndriçimit etj.
Të mbyllura vijojnë të jenë Tregtia me pakicë në tenda dhe tregje të tekstileve, veshjeve dhe këpucëve; Tregtia me pakice të artikujve të tjere jo në dyqane, tenda ose tregje.
I bllokuar është dhe transporti, konkretisht Transporti hekurudhor interurban i pasagjereve; Transport rrugor i pasagjereve me sistemin urban; Aktiviteti i taksive; Transporte të tjerë rrugor të pasagjerëve; Transport detar dhe bregdetar i pasagjereve; Transporti ajror i pasagjereve
Kafet dhe lokalet vijojnë të mbyllura {Aktivitete te sherbimit te pijeve (Bar,kafe dhe lokal)} po ashtu dhe regjistrimi i zerit dhe aktivitete të publikimit të muzikës.
Arsimi vijon të jetë aktivitet i mbyllur. Dentistët vijojnë të mos lejohen. Argëtim gjithashtu nuk ka. Janë të ndaluara Shfaqje artistike; Aktivitete mbështetëse për shfaqje artistike; Krijimtari artistike; Shfrytezimi i strukturave dhe paisjeve artistike.
Të mbylllura janë Aktivitete të bibliotekave dhe arkivave; Aktivitete të Muzeve; Funksionimi i vendeve dhe ndërtesave historike të ngjashme tërheqese për vlzitorët; Kopshte botanike dhe zoologjike dhe aktivitete të rezevateve natyrore.
Nuk ka as mundësi për të bërë palestër dhe aktiviteve të tjera të kujdesit të trupit e fytyrës e flokëve si dhe veprimtari sportive. Vijojnë të jenë të mbyllura dhe:-Funksionimi i strukturave sportiv; -Aktivitete të klubeve sportive; -Palestra; -Aktivitete të tjera sportive; -Aktivitete të parqeve të argetimit dhe atyre me orientim të caktuar; -Aktivitete të tjera argetimidhe lodhese p.k.t.; -Floket dhe trajtime të tjera te bukurisë; -Aktivitete të mirëmbajtjes trupore./Monitor
