Rëndohet bilanci, shkon në 35 numri i viktimave nga tërmeti që shkundi Turqinë

Ka shkuar në 35 numri i viktimave nga tërmeti famëkeq që goditi Turqinë dy ditë më parë.

Deri më tani numri i ndërtesave të rrënuara totalisht është 30, ndërsa janë raportuar se janë shkatërruar 72 ndërtesa, 514 janë dëmtuar rëndë dhe 409 janë dëmtuar lehtë.

Ndërkohë janë shpëtuar 45 persona teksa kërkimet vazhdojnë ende.

Tërmeti me magnitudë 6.8 ra në një thellësi të vogël të tokës prej 6,75 kilometra, u ndje në një sërë provincash të Turqisë, por edhe në Siri dhe Irak.


Shtuar 26.01.2020 09:39