Rëndohet bilanci në Spanjë, mbi 600 jetë të humbura në vetëm 24 orë

Ka shuar në 16.972 numri i viktimave nga koronavirusi në Spanjë, ku gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 619 humbje jetësh.

Ministria e Shëndetësisë spanjolle, tha se numri i rasteve të prekura ishte rritur nga 161.852 në 166.019 këtë të dielë.

Kujtojmë se Spanja ka qenë një pikë e nxehtë e koronavirusit, me më shumë raste të regjistruara, pas SHBA-ve. Ndërkohë, popullsia e Spanjës vijon të mbetet e bllokouar teksa, disa puntorë të fabrikave janë lejuar të kthehen në punë.


Shtuar 12.04.2020 11:26