Rama nuk i lë batutat: Si katunar që jam, nesër do sjell hudhrat

Kryeministri Edi Rama ka thënë fjalët më të mira për spitalin e ri të Kirurgjisë, Frederik Shiroka”.

Në ceremoninë e mbajtur sot për hapjen e këtij spitali, Rama ka theksuar se spitali është i parametrave më bashkëkohorë.

“Askush nuk e ka parë situatën që ishte me pajisjet mjekësore, gërshërët që nuk prisnin, pincat që nuk kapnin dhe instrumentet që sterilizoheshin me alkool. Jam shokuar kur kam parë raportin mbi infeksionet postoperatore, edhe si rezultat i instrumenteve mjekësore në dispozicion”- tha ai.

Sigurisht që nga ana e kryeministrit nuk kishte si të mos mungonin edhe batutat.

“Si nga katundi që jam, një katund këtu afër, do t;ju sjell një varg hudhrash ti varnin te dera. Ne katunarët si i thonë nuk kina shkollë, por kina eksperiencë, hudhrat do ua sjellë nesër që mos t’ju marrin më sysh”- tha ai.


Shtuar 13.01.2020 11:32