Rama flet sërish për videon e ”Spanjës”, qëllimi i postimit nuk ndryshon

Kryeministri Edi Rama ka bërë sërish thirrje ndaj qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme, ndërsa shtoi se 8 orë janë të mjaftueshme për të kryer nevojat familjare.

“Nesër në 5 të mëngjesit do të rihapet qarkullimi për ata që shkojnë në punë dhe deri në orën 13 të drekës do të kenë plot 8 orë për të bërë pazar. Këto orare janë të imponuara nga nevoja për përballimin e një lufte të madhe”, tha Rama.

Kryeministri foli edhe për videon që shpërndau dje në facebook ku pretendohej se policia spanjolle shperndante me shkop gome qytetarët që thyenin karantinën. Video, e cila rezultoi fake.

““Dje postova një video që gabimisht një mik nga Italia më tha që ishte nga Spanja, doli që ishte nga Algjeria, u hodhën përpjetë ata që i njihni të gjithë, nuk dua të merrem me ta, se vesi i tyre do dalë bashëm me shprtin, s’ka gjë që ju bën derman atyre. Ju kërkova ndjesë, rëndësi ka të mos e bësh qëllimisht. Më falni, rashë edhe uën pre e qytetarit dixhital, ishte krejt e pafajshme në këtë mori ngarkesash, por ama qëllimi i postimit të saj nuk ndryshon.

Që nesër forcat tona të rendit nuk do tolerojnë askënd, grumbullimet e parregullta, radhët e gjatë dhe xhirot në rrugë janë tëa paligjsheme, janë të patoleruesheme. Nuk na qëlloi të luftojmë me pushkë a me shpatë kundër armiqëve shumë herë më të mirë të armatosur.

Kjo është një luftë kur fiton kush rri më shumë në krevat. Mos na turpëroni në jetë të jetëve për mustaqet e Çelos. Mos ta bëjmë njëri-tjetrin viktimë. Atë që armiku do të na e bëjë mos ta bëjmë mal turpi. Ne do të fitojmë me çdo kush këtë luftë”


Shtuar 22.03.2020 12:54