Prestigjozja spanjolle “gërrmon” historinë, gjen fitoren 9-1 të Bayernit ndaj Realit (FOTO LAJM)

Gara në Spanjë mes gazetave, rikujtojnë humbjet e thella të shkaktuar nga skuadra Germane.

Mundo Deportivo njihet si gazetë afër skuadrës së Barcelonës, shkrimi vjen në një nga momentet më të vështira për këtë ekip pasi u shkërmoq 8-2 nga ekipi Bavarez vetëm para dy ditësh.

azeta spanjolle Mundo Deportivo ka zgjedhur të rikujtojë një humbje të thellë që ekipi i Real Madrit ka përjetuar nga skuadra e Bayern Munchen.

Bëhet fjalë për ndeshjen e luajtur 40 vite më parë (5 gusht 1980) ku Reali u mund 9-1 nga Bayerni, një ndeshje e vlefshme për Lojrat Olimpike në Berlin.

“Gjermanët dukeshin si aeroplanë”, tha Antonio García Navajas ish- mbrojtësi I Real Madrit në atë ndeshje.

“Në sezonin 1980/81, Real Madridi e arriti finalen e Kupës Evropiane, por humbi 1:0 kundër Liverpoolit në një vit hidhërues për të bardhët”, shkruan në fund Mundo Deportivo.


Shtuar 16.08.2020 12:29