Presh, plëndës e shumë të tjera: Doganierët në SHBA habiten me valixhen e shqiptarit (FOTO LAJM)

Autoritetet doganore në Aeroportin e Filadelfias në SHBA kanë shtangur, kur gjatë kontrollit të valixheve të dy udhëtarëve që vinin nga Shqipëria, kanë gjetur mish të papërpunuar qengji, plëndës, presh, gështenja dhe kremviçe.

Në mes të gështenjave specialistët thanë se gjetën edhe dy insekte të gjalla. Ata sekuestruan menjëherë produktet dhe i lanë udhëtarët që të vazhdojnë vizitën e tyre në Filadelfia.

Zyrtarët doganorë thanë se produkte ushqimore të ndaluara transportoheshin nga udhëtarët nga Shqipëria në mes të dhjetorit, por lajmi është publikuar vetëm një ditë më parë.


Shtuar 7.01.2020 07:17