Prej ditësh e pajetë në shtëpi, gruas në Pogradec i kishte vdekur burri para 1 muaji

Maria Markovska është 45 vjeçarja e cila u gjet e pajetë ditën e djeshme, të premten në mbrëmje, në banesën ku jetonte me të bijën e saj në lagjen 3 të Pogradecit.

Detaji që e bën ngjarjen akoma më të rëndë, është fakti se gruaja kishte ndërruar jetë prej disa ditësh ndaj vajza me mbetur me trupin e të ëmës për disa ditë.

Burimet nga policia e Pogradecit bënë me dije sot se e reja dyshohet të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Trupi i saj është dërguar në morgun e Spitalit dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Ndërsa vajza e saj vetëm 9 vjeçe, e cila vuan nga paaftësi fizike, ndodhet në Pediatri nën kujdesin mjekësor.

Gruas i kishte vdekur burri vetëm një muaj më parë. /albeu.com/


Shtuar 26.09.2020 09:23