Pista kryesore e ekzekutimit të Billës, flasin familjarët

Një nga pistat kryesore për vrasjen e Hekuran Billës, mbrëmjen e djeshme në zonën e njohur si “Komuna e Parisit” në Tiranë është hedhur poshtë nga familjarët.

Ata kanë deklaruar se nuk kanë konflikte për ngjarjen e vitit 2006, pasi sipas tyre atë konflikt e kanë mbyllur.

Në fakt, kjo ishte edhe një nga pistat kryesore të policisë, pasi Hekuran Billa në vitin 2006, akuzohej se kishte vrarë 22-vjeçarin Prel Marku në Angli ku qëndronte si emigrant, ngjarje për të cilën kreu 12 vite burg.

40-vjeçari kishte vetëm 5 ditë që ishte kthyer nga Belgjika ku qëndronte me dokumente të rregullta dhe po qëndronte në Durrës tek disa familjarë të tij.

Pas krimit autorët u larguan me një automjet, i cili u gjet më pas i djegur në zonën e Pezës.


Shtuar 12.06.2020 09:46