Përndiqte bashkëshorten e tij, 41 vjeçari arrestohet nga Policia

Një shtetas është arrestuar mëngjesin e së enjtes (24.09.2020) nga Policia e Beratit.

Shtetasi P.V, 41 vjeç nga Ura Vajgurore ishte shpallur në kërkim me vendim të me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Vendime në kundërshtim me vendimin e gjykatës.

41 vjeçari përndiqte vazhdimisht bashkëshorten e tij dhe gjithashtu ka tentuar të futet në banesën e saj duke shkelur urdhrin e mbrojtjes nga Gjykata e Beratit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 24.09.2020 08:40