Ana suprizoi jo pak me zgjedhjen e Gracianos në takim.
Graciano është përshkruar si një tip i heshtur, e gjatë puntatave nuk është se është përfshirë në debate apo diskutim. Mirëpo me Anën ai zgjodhi të tregoi disa pjesë të karakterit të tij.
Të lidhura
None found
Graciano tha se është tip i qetë, i ndrydhur dhe i pëlqen që të qëndroj me shoqëri jo shumë të zgjeruar. Tha se nuk i pëlqen zhurma dhe parapëlqen vende të thjeshta. Ndërkaq, ky takim duket se “nxiti” xhelozinë e Fatjonit. Ai tha se nuk i duket normale që Ana të ledhatohet me të gjithë që del në takim.
Shtoi se nuk pëlqen që femra që ai të ketë në krahë të jetë kaq shumë e përkëdhelur, duke nënkuptuar se me Anën ndoshta nuk do të ketë ndonjë kimi. Ndërsa djemtë dhe opinionisti Arjan Konomi, i kujtuan Fatjonit se Ana ende nuk është e tija.
Kujtojmë se Graciano surprizoi të gjithë ditën e djeshme me deklaratën e tij se është biseksual.
