Përfshihet nga flakët apartamenti në Durrës

Një apartament në Durrës është përfshirë nga flakët. Apartamenti ndodhet pranë stacionit të trenit dhe bëhet me dije se nuk ka të lënduar.

Ndërkohë që zjarrfikësja ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

Policia bën me dije se janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Njoftimi

Më datë 27.09.2020, rreth orës 09:35, në lagjen nr.17, Durrës, ka rënë zjarr në banesën e shtetases Dh.H., dhe ka vetëm dëme materiale.

Shërbimet e zjarrfikës ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.


Shtuar 27.09.2020 08:23